Me dhjetëra qytetarë kosovarë kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të festuar 15-vjetorin e Pavarësisë.

Kjo e premte ka shënuar një fluks të madh mjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku qytetarët thonë se do të festojnë në Durrës dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Rruga e Kombit dhe dogana e Morinës janë përballur me këtë fluks të shtuar që në orët e para të ditës. Ndërkohë që Policia Kufitare ka zbatuar protokollin e kalimeve pa kontrolle, duke shmangur radhët në kufi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb