Turqia është ende e përgatitur për të mbrojtur aeroportin e Kabulit nën sundimin taliban pas tërheqjes së trupave amerikane, tha Presidenti Recep Tayip Erdogan.

Turqia kishte ofruar të kontrollonte dhe drejtonte aeroportin, i cili është kyç për të lejuar vendet që të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan, shkruan BBC.
Por marrja e shpejtë e talibanëve ka hedhur dyshime mbi planin, i cili ishte negociuar me zyrtarët e mbrojtjes amerikane.

Në një fjalim televiziv të mërkurën, Erdogan tha se Turqia ende ruan synimin për të operuar aeroportin.

“Me talibanët që mbajnë kontrollin mbi vendin, një fotografi e re u shfaq para nesh”, tha ai.

“Tani ne po i bëjmë planet tona sipas këtyre realiteteve të reja.”

Erdogan tha se ishte gati të zhvillonte bisedime me udhëheqësit talibanë.

“Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Ata (udhëheqësit talibanë) kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve me Turqinë,” tha Erdogan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: