Pothuajse 10,000 kilometra larg vendit të tij të lindjes  Nezdet Vokshi , 52 vjeç, u arrestua te shtunen pasdite në León Febres Cordero Avenue në rrugën për në Samborondón Ekuador i dyshuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Sipas hetimeve ai ishte i arratisur që nga viti 2010 dhe fillimisht iku në Peru. Në vitin 2018 ai hyri në Ekuador dhe u strehua në Guayaquil dhe më 15 mars, Interpoli lëshoi alarmin dhe Policia e Ekuadorit filloi ta gjurmonte. Vokshi u kap teksa drejtonte një kamion Ford në rrugën që të çon në urbanizimin Ciudad Celeste, një zonë pranë rezidencës së tij në Villa Club.

Ai ishte në vend me gruan dhe vajzën e tij që nga viti 2018, vit në të cilin ai kaloi nga Peruja në Ekuador përmes kufirit tokësor. Policia pas arrestimit sekuestroi edhe 6 celulare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por si mundi ai të fshihej kaq mjeshtërisht?

Nga kërkimet e bëra Vokshi ishte regjistruar si tregtar frutash në Ekuador

 

Treg1

Por sikur të mos mjaftonte ai ishte regjistruar po ashtu si tregtar edhe në Barcelonë, Spanjë

Treg

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb