Dy militantë të Shtetit Islamik (IS) dhe dy luftëtarë paraushtarakë Hashd Shaabi u vranë gjatë një përleshjeje në një zonë rurale në jug të kryeqytetit irakian Bagdad.

Bazuar në raportet e inteligjencës, forcat irakiane të sigurisë kryen një operacion në zonën al-Bahbahani, rreth 65 km në jug të Bagdadit, dhe u përleshën me dy militantë të IS që mbanin rripa shpërthyes, tha zëdhënësi i komandantit të përgjithshëm të forcave irakiane Yahia Rasoul.

Trupat vranë një militant të IS dhe plagosën një tjetër, i cili u largua nga vendi i ngjarjes, por u vra më vonë nga forcat irakiane që e ndoqën atë, tha Rasoul.

Në një deklaratë të veçantë, forcat Hashd Shaabi të mbështetur nga qeveria thanë se luftëtarët e tyre paraushtarakë morën pjesë në operacionin në zonën al-Bahbahani.

Gjatë muajve të fundit, forcat irakiane të sigurisë kanë kryer operacione kundër militantëve ekstremistë në përgjigje të sulmeve të tyre të intensifikuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb