VLORË

Një ngjarje në orët e vona të natës së djeshme ka ngritur në këmbë  Policinë e Vlorës. Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të shtëpisë së 26-vjeçarit Xhulio Mara në Selenicë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe i riu, i cili ka deklaruar për “BalkanWeb” se autorët kanë zbrazur 20 plumba drejt shtëpisë së tij.  Ai ka treguar se plumbat kanë depërtuar edhe në banesë, ndërsa shton se nuk ka patur konflikt me asnjë person.

“Më kanë qëlluar me rreth 20 plumba drejt banesës. Plumbat kanë hyrë edhe brenda në banesë. Nuk kam konflikte, s’kam pasur kërcënime më përpara”-tha ai.

Policia ndërkohë vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb