GJERMANI – Djali i një milioneri zvicerian ka përfunduar në gjykatë pasi i vuri flakën qëllimisht makinës së tij Ferrari, në mënyrë që babai t’i blinte një model më të fundit.
20-vjeçari pagoi tre persona për të djegur makinën e tij 200 mijë euro, në mënyrë që të blinte një Ferrari më të shtrenjtë 250 mijë euro. I riu, i cili jeton me kohë të pjesshme në Augsburg, Gjermani zotëron dhe 15 makina të tjera.
20-vjecari është arrestuar së bashku me tre bashkëpunëtorët, me origjinë nga Serbia. Gjykatësi e dënoi 22 muaj me kusht dhe një gjobë 21 500 euro. (er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb