TIRANE

Nga data zyrtare e shfaqjes së COVID19 në Shqipëri e deri më sot, janë infektuar nga ky virus 21 fëmijë, në moshë pediatrike. Të dhënat u bënë me dije nga Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini.

“Aktualisht që nga fillimi i epidemisë dhe deri në këto momente, kemi 21 pacientë, të vegjël të moshës pediatrike dhe asnjë prej tyre nuk është I hospitalizuar.” -u shpreh Tomini.

Sa shtretër ka sistemi ynë për të sëmurët rëndë?
Ne kemi në gatishmëri, dhe funksionale, COVID 1 ose spitalin Infektiv, kemi COVID 2 ose spitalin Shefqet Ndroqi, me kapacitete përkatësisht, 120 dhe 190 shtretër. Në gatishmëri në mbështetje për COVID po përgatisim shërbimin e ish-kirurgjive dhe një spital të katër i cili do jetë në mbështetje dhe është në rikonstruksion në mbështetje të COVID.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: