Si rralle ndonjehere me pare qeveria shqiptare dhe personalisht Kryeministri jane interseruar per drejtesi ne kete pervjetor te 13 te vrasjeve te 21 janarit.

Nuk ka qene gjithnmone keshtu. Me kujtohet nje interviste dhene me 2017 nga Mark Nika, xhaxhai i nje prej kater viktimeve ne bulevard Aleks Nika. Ne ate interviste, xhaxhai i te ndjerit denonconte harresen totale nga Kryeministri Rama te dosjes se 21 janarit. Me keq akoma sipas tij, i nxituar te permbyllte reformen ne drejtesi ne bashkepunim me opoziten e Berishes , Rama kishte vendosur t’i vinte vije te kaluares. “Si u shanë kështu për 4 vite dhe u pajtuan për 4 orë takim?? 4 vjet pështyma, 4 orë lëpirje. A ka tallje, a ka fyerje më të madhe, jo vetëm për ne të afërmit e viktimave të 21 janarit, po për të gjithë shqiptarët?” shprehej ne ate interviste kundra Edi Rames, Mark Nika.

Une vete si gazetar i pata kushtuar te nersermen nje editorial derrmues taktikes me dy porta te Edi Rames me titullin “Ta hash buken me turp” (maj 2017). Rama ne opozite e krijoi « 21 janarin » ashtu si Trump krijoi « Capitol »-in. Rama ne opozite i glorifikoi heronjte e 21 janarit per te rrezuar qeverine e Berishes. Por Rama Kryeminister , me nje Berishe te terhequr nga posti i kryetarit te PD-se dhe i parrezikshem per trajektoren e gjate te PS-se ne pushtet , i ktheu pa “burrni” kurrizin viktimave te 21 janarit duke i harruar ato, siç e tregonte ne intervisten e tij xhaxhai i Aleks Nikes.

U desh rikthimi i Berishes ne majat e opozites anti-Rame nga 2021 e më sot, kombinuar kjo me zhytjen prej nje dekade te qeverive Rama ne korrupsionin me brutal te 100 e ca vjeteve egzistence te Shtetit shqiptar, qe kryeministri te rikujtohet papritmas tani per drejtesi per 21 janarin. Drejtesia e dhene me pare ne kete dosje , e mire apo e keqe, nuk e kishte pezmatuar aq shume sa sot Edi Ramen. Nga 2016 kur erdhi me Kushtetute drejtesia e re , e deri me sot , ne keto 8 vjet ky kryeminister nuk e pati fare refleksin, instiktin, ngulmin, per t’i kerkuar drejtesise se re te rihapte 21 janarin siç po e ben me kaq impenjim sot. Fatkeqesia eshte se Rama vazhdon te na manipuloje ne kete dosje, te medhenj e te vegjel, familjare te viktimave dhe opinion publik ende i traumatizuar nga ajo kasaphane para 13 vjitesh. Interesi i vetem dhe i ngushte i Kryeministrit eshte te beje diversion, t’i jape Spak-ut nje “kocke” qe drejtesia e re me pak mjete dhe personel te bukoset e mos t’i çaje koken qeverise per incineratoret, as per sterilizatoret, as per pseudo-investitoret strategjike te cileve qeverite rama po u falin Rivieren e shqiptareve. Por sidomos , e rendesishme eshte qe kjo drejtesi e re te ciles nga vendi i homazheve te “kater deshmoreve” Rama i hedh si nje llokem mishi dosjen e 21 janarit, mos te “beje gafe” e t’i hyje malit ne kembe, dosjes Mac Gonigal, maja me kulminante dhe halucinante e korrupisonit te larte shteteror ne Shqiperi. Po te vihen nje me nje, krah me krah gjithe keto dosje ende te pahetuara e te pandeshkuara te korrupsionit kriminal te Shtetit te Edi Rames, po te bashkohen numrat e te gjithe te gjoreve te larguar ne kurbet keto vite nga ky korrupsion i pashpirt i Shtetit te Edi Rames, po te llogariten sa syresh kane lene jeten ujerave te La Manche-it si pasoje e drejtperdrejt e politikave shpopullonjese nder keto vite te Edi Rames, procesi i 21 janarit do te rezultonte vetem si nje aneks i nje Gjyqi te Madh kombetar ndaj kesaj klase politike per krime kundra popullit te Shqiperise. Jo , Hekuran Deda, Aleks Nika, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj nuk vdiqen qe Shqiperia e tyre te vdese edhe ajo pas tyre me kete shpopullim te pashembullt ku te ikurit jane baraz ne numer me ate qe kane mbetur ne atdhe, rast unikal ne bote. Jo, ata nuk vdiqen qe porti historik i Durresit te çrrenjoset nga faqja e dheut dhe uji e tokat perreth t’i falen nje diktature árabe . Ata nuk vdiqen qe femijet e tyre te zevendesohen nga refugjatet e Mis Melonit, mikesha me me te kaluar fashiste e kryeministrit pseudo-socialist te Shqiperise. E mbi te gjitha ata nuk vdiqen qe t’u lejojne atyre ata qe kane ne dore pushtetin egzekutiv , legjislativ dhe presidencial, ta perdorin kete pushtet per t’i bere karshillek drejtesise siç po e ben kryeministri keto dite duke i bere lajka apo dhene urdhera Spak-ut qe te kete prioritet 21 janarin nga njera ane, dhe duke anatemuar te njejten drejtesi nga ana tjeter siç e ben me sulme frontale dhe anti demkortaike kundra Prokurorise se Tiranes.

Andej nga bota tjeter, Aleks Nika duket se vazhdon t’i jape nepermjet gojes se xhaxhait te tij, leksione democracie Kryeminsitrit. Diten kur Edi Rama zhvilloi nje ceremoni ne Kryeministri per t’i shpallur kater viktimat e 21 janarit 2011 si “Dëshmorë të Atdheut” , ceremoni qe ndodhi me 2021 dhe jo qe kur PS-já rierdhi ne pushtet (si rastesisht ne momentin kur Berisha po i rimbinte si gjemb neper kembe qeverise) , xhaxhai i Aleks Nikes shqiptoi kete fjali lapidare qe kumboi ne sallen e madhe te Kryeministrise me efektin e nje qetesie zhurmuese : “Nuk kërkojmë drejtësi nga qeveria. Drejtësi kërkojmë nga drejtësia shqiptare, jo nga kryeministri”.

Por ne, opinioni publik mund te shtojme , dhe kemi detyrimin moral te shtojme: kerkojme drejtesi per te gjitha viktimat, sepse korrupsioni vret, po aq shume as plumbi !

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: