Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, u pyet për hetimet e 21 janarit.

Basha theksoi se nuk i druhet hetimeve për 21 janarin. Ai shtoi se çështja po përdoret politikisht, duke shtuar se ngjarja duhet të zbardhet deri në fund.

“Nuk i druhem hetimeve. Çështja po keqpërdoret politikisht. Të zbardhet ngjarja pa ndërhyrje politike. Kjo ngjarje ka dhe një aspekt njerëzor, që është dhimbje.

Mos harrojmë që 21 janari u bë për Metën dhe më pas Meta u fut në qeveri. Kjo qelbet era hipokrizi”, deklaroi Basha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: