Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka kërkuar që dita e alfabetit, e cila është më 22 nëntor, të shpallet ditë kombëtare.

Në një aktivitetet, nën moton “Një gjuhë, një alfabet”, ajo ka thënë se ndërmarrja e kësaj nisme është shumë e rëndësishme, si për të tashmen, por edhe për të ardhmen.

“Doja t’ju informuar se kam ndërmarrë nismën për t’i kërkuar qeverisë që 22 nëntori, dita e alfabetit të shpallet edhe në Shqipëri ditë kombëtare. Duke qenë një ditë e rëndësishme e identitetit kombëtar, duke qenë një ditë e rëndësishme e gjithçkaje që shënjon në atë që ne jemi dhe duhet ta mbrojmë fort edhe në të ardhmen. Përpjekjeve 170-vjeçare të formimit të abetareve do të jenë përpjekje të reja të shtuara nga studiuesit tanë për të patur një monument, një abetare falë këtij projekti që nis një gjuhë një abetare”, u shpreh Nikolla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb