Një nënë 22-vjeçare lindi katërnjakë në Gjermaninë Veriore, deklaroi një zëdhënëse e spitalit.
Foshnjat e parakohshme kanë lindur me prerje cezariane të martën në mëngjes në spitalin ”St. Marien” në Vechta, Saksonia e Poshtme.
Foshnjat i mbijetuan lindjes pa komplikime, pavarësisht se ishin gati dy muaj para kohe.
Pas fillimit të lindjes, nëna u transferua në spitalin në Vechta, i specializuar në kujdesin e foshnjave të lindura para kohe.
Foshnjat lindën me radhë dhe peshonin midis 1,12 dhe 1,48 kilogramë.
Emrat e tyre janë Anais Rebeca, Eric Gabriel, Patrick Mathias dhe David Cristian.
Familja tashmë ka një fëmijë dy vjeç.