Indrit Tuci ka gjetur golin pas vetëm katër minutash, dukeshënuar në portën e gjigandëve të futbollit kroat, Dinamo e Zagrebit.

Sulmuesi shqiptar ka kaluar  në avantazh Lokomotivën e Zagrebit në minutën e katërt, ku duke përfituar nga një gabim i mbrojtësit Bulat ka marshuar drejt portës dhe i vetëm me portierin ka preferuar që me parabël ta lërë “gardianin”në vend dhe topin ta dërgojë në rrjetë. Titullar në këtë ndeshje për Lokomotivën është edhe mbrojtësi Jon Mersinaj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb