Sulmuesi 25-vjeçar, Arbër Hoxha mund të luajë për Shqipërinë. Në një intervistë të dhënë për “germanijak”, pas transferimit nga Slaven Belupo te Dinamo Zagreb,  Hoxha u shpreh se Kosova nuk e ka ftuar asnjëherë dhe se shpreson që të luajë për kuqezinjtë.

“Po, Kosova asnjëherë s’më ka ftuar, Shqipëria më telefonoi dhe ma dha pasaportën. Besoj që së shpejti do të luaj për Shqipërinë dhe shpresoj të shkoj në Evropian që të luaj ndaj Kroacisë”, tha sulmuesi.

Arbër Hoxha në edicionin 2022/2023 luajti në 33 ndeshje kampionati me Slaven Belupo dhe shënoi 7 gola. Në 2023/2024, lojtari ka “tundur rrjetën” 4 herë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: