SplashData, pasi analizoi 5 milion fjalekalime publikoi një listë me më të përdorurat dhe si rezultat më të rrezikshme për tu përdorur.

“123456” dhe “password” mbeten dy fjalëkalimet më të përdorura ndërsa listës i është bashkuar një fjalëkalim i ri, “starwars.”

“Hakerët përdorin terma të njohura nga kultura pop dhe sporti për të aksesuar llogaritë online sepse e dinë sesa shumë njerëz i përdorin si mënyra më e lehtë për ti kujtuar.”

Ndryshimi i germës “o” me “0” mund tu duket një ide e mirë por sipas SplashData nuk është e tillë.

Kjo sepse në listën e fjalëkalimeve më të përdorura është edhe “passw0rd.” Sipas kompanisë të paktën 10% e njerëzve kanë përdorur të paktën njëherë një prej 25 fjalëkalimeve më të këqija të vitit ndërsa 3% e tyre kanë përdorur fjalëkalimin 123456.

“Football” është i vetmi fjalëkalim nga bota e sportit që hyn në listën e 25 fjalëkalimeve më të këqija.

Ca njerëz të tjerë përdorin fjalëkalime pa lidhje por që kanë një rrjedhë kronologjike në tastierë. I tillë është “qazwsx.”

Më poshtë keni listën me 25 fjalëkalimet më të këqija, andaj nëse keni përdorur një prej tyre është momentin ta ndryshoni.

123456
password
12345678
qwerty
12345
123456789
letmein
1234567
football
iloveyou
admin
welcome
monkey
login
abc123
starwars
123123
dragon
passw0rd
master
hello
freedom
whatever
qazwsx
trustno1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: