Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka deklaruar se pensionistët janë gënjyer nga qeveria në rritje me bonuset pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Në një konferencë për mediat ai tha se pamundësia e pensionistëve për të paguar energjinë elektrike është e papranueshme.

Sipas tij vjedhja dhe mosmbajtja e premtimeve tregon qëndrimin e qeverisë dhe urrejtjen për të moshuarit.

“PL propozon që 250 KW në muaj energji të subvencionohen nga shteti për të siguruar nevojat bazike, si gatimi, ngrohja dhe higjena personale”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: