Paolo Dybala po kalon momentin më të keq te Juventusi që pas mbërritjes nga Palermo dhe nga situata po përpiqet të përfitojë Manchester United. Sipas “daily star” anglezët kanë gati ofertën për të transferuar në “Old Traford” yllin argjentinas.

Dybala prej 3 ndeshjesh po qëndron në stol te bardhezinjtë pas përplasjes me trajnerin Allgeri dhe kjo nuk i pëlqen aspak 24-vjeçarit i cili me gjasë do të zgjedh një klub tjetër për të demonstruar talentin që është e qartë se nuk i mungon, madje e ka me tepri.

Po sipas këtij burimi “djajtë e kuq” janë të gatshëm t’i ofrojnë italianëve një ofertë prej 70 mln eurosh dhe nuk do të ishte aspak habi nëse do pranoheshin pasi dihet që marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb