Një sulm terrorist në provincën veriperëndimore të Pakistanit Khyber Pakhtunkhwa (KP) la të vrarë tre pjesëtarë të policisë.

Një grup terroristësh që mbanin material shpërthyes sulmuan një postbllok policie në zonën Tekhta Beg të agjencisë Kyber, një distrikt në kufi me Afganistanin në provincën PK të vendit, tha policia në zonë për mediat lokale.

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur mes forcave të policisë dhe terroristëve, duke vrarë të paktën tre policë në vend.

Policia ka nisur hetimet në zonë për kapjen e autorëve.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb