Qytetarët kanë dalë sërish në protestë. Sot bëhen 108 ditë që protestohet kundër kryeministrit Edi Rama. Një i ri shprehu qëndrim të ashpër ndaj kryeministrit.
Në vijim, protestuesi iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Rama, duke e akuzuar për qëndrime që, sipas tij, dëmtojnë interesat e vendit.
“Ka vjedhur miliarda dhe po dalin fakte. 30 mln euro për pesë toyota të lyera me ngjyrë ushtarake. Marre. Vazhdojmë të përdorim armë të Bashkimit Sovjetik. Zot kryeministër, tradhtia jote, u ke dhënë zë armiqve tanë, ne nuk ta falim dhe të të shporrim”, tha ai.
