TIRANË

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur sot në News24 për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të çuar në Komisionin e Venecias vendimin për zgjedhjet vendore. Ai tha se do ishte gati kur të duan dhe me kë kandidat të duan.

“Po presidenti bëri një shkelje duke anuluar zgjedhjet, por zgjedhjet ndodhën gjithsesi dhe shkelja nuk duket aq e rëndë sa për shkarkimin. Për zgjedhjet dhe Presidentin Venecia u shpreh.
Ajo që është pres si shqiptar, kemi parë çudira dhe nga Gjykata Kushtetuese, thanë që VKM nuk vlen, pastaj kur e pamë të zbardhur ishte e vlefshme prishja me vendim të bashkisë. Pres një përgjigje nga që i kënaq të gjithë dhe opozitën.

Zgjedhjet kur të duan dhe kur të jenë gati me një kandidat kë të duan për të parë ofertat më të mira. E shoh sekëlldinë e tyre. Sot dhe kundërshtari ynë më i madh është bërë më i pasur, nga ato që kemi bëreë. Këtë fundjavë prezantojmë flotën e parë të autobusëve të parë hibridë. Jam i përkushtuar t’i shkoj deri në fund premtimeve, pavarësisht se shumë prej projekteve u desh t’i alternonim rrugës. Fakti që nuk jemi tërhequr nga asnjë projekt dhe Tiranës sot i rritet vlera 11-12% çdo vit. Kushdo që gdhihet sot në Tiranë është më i pasur se një ditë më parë.

Pavarësisht planeve e punës, në rast se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do ishte ai që do donte për Teatrin, a do ishte i gatshëm për zgjedhjet Erion Veliaj? Ai tha se do zbatonte vendimin e gjykatave.
“Gjithë ditën dhe gjithë natën. Nuk kam bërë kurrë debate me gjykatat. Jetoj në Shqipëri, kushdo që të jetë vendimi pavarësisht se i di influencat që luhen, do e zbatoja”, u shpreh Veliaj.

I pyetur për ndërtimin e teatrit të ri, ai tha se pritet një vendimmarrje e Këshillit të Ministrave dhe se brenda këtij viti do nisin punimet.

“Ne do të kemi shumë shpejt një vendimmarrje të Këshillit të Ministrave për të operuar për ndërtimin e teatrit siç bën bashkia për çdo shkollë. Bashkia i ndërton shkollat, ministria ka kontentin, përmbajtjen. Do gjejmë një zgjidhje të gatshme me ndërtimin e shkollave. Ne ndërtojmë infrastrukturën, ministria përkatëse do bëjë përdorimin dhe shfrytëzimin e vet. Do nisë brenda pak muajsh, sa zgjat procedura e garës, por brenda këtij viti patjetër”, u shpreh Veliaj.

Lidhur me parlamentin e ri dhe qeverinë e re, ai tha se në fund të gushtit pritet që kryeministri ta zgjedhë kabinetin dhe të ketë një takim me ministrat e rinj. Sa i përket largimit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi ai tha se Z. Ruçi ka ngritur stekën e asaj se çdo të thotë të jesh zotni burrë, por edhe një socialist 24 karatsh.
“Bëri diçka që kundërshtarët nuk e kanë bërë kurrë. Mesazhi i fortë që dha Gramoz Ruçi, nga beteja duhet të largohesh kur je fitimtar dhe je në majë, jo kur je bërë zhele, duhet ta bësh hapur dhe duke vendosur një standard se çfarë do të thotë sjellje korrekte politike. Tipikisht unë nuk jam anëtar i qeverisë, tipikisht në dy herët e fundit, një herë kam qenë anëtar, kryeministri propozon ekipin në fund të gushtit, zhvillon një takim me ministrat e propozuara, pastaj shkon në parlament dhe për dekretin e presidentit. Shpresoj shumë që pas këtyre dramave nuk do kemi më bllokim nga presidenca, të njëjtin avaz. Shqiptarët janë lodhur. Shpresoj që kryeministri nuk do pengohet për sa kohë ka votat dhe uratën. Nuk i prish punë Ramës”, tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb