Gati 30,000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Republikën Dominikane për shkak të efekteve të shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin për më shumë se një muaj.

Rrebeshët kanë shkaktuar vdekjen e tre personave.

“Prioriteti aktual i qeverisë është të shpëtojë jetë, të mbrojë pronën dhe të ruajë infrastrukturën”, thuhet në një deklaratë nga zyra e Presidentit Luis Abinader.

Kreu i shtetit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pesë provinca, si dhe në kryeqytetin, Santo Domingo.

Sipas Qendrës së Operacioneve të Emergjencës që nga 12 prilli, 30,500 njerëz janë evakuuar nga zonat e fatkeqësisë, 14 vendbanime janë izoluar nga zona përreth, 6,100 shtëpi janë përmbytur dhe autostrada dhe ura janë dëmtuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb