Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën në forumin “Përballja me të kaluarën/ Multiperspektiva në histori”, në kuadër të 20 shkurtit, ka deklaruar se më shumë se një gjeneratë pas rrëzimit të bustit, instrumentet e diktaturës mbeten të pacënuara, referuar procesit të lustracionit.

Ai u shpreh se hapja e dosjeve, një premtim i pambajtur 33-vjeçar i PD, ndërsa shtoi se dosjet famëkeqe vijojnë të luajnë rol në kontrollin politik të shoqërisë.

“Mposhtja e frikës është po aq e fortë sa frika. Një nga instrumentet më të rëndësishme për ata që duan të ushtrojnë kontroll, gjë që çon në diktaturë.

Është e lehtë për PD në opozitë të drejtojë gishtin nga kundërshtari politik si formacion që mbart barrën e Partisë së Punës dhe rekord më të rënda të shkallmimit të garancive kushtetuese.

Detyra jonë më 20 shkurt është të bëjmë një vështrim introspektiv. PD në atë kohë më shumë se parti ishte një front i njerëzve kundër diktaturës.

2024, 33 vite më shumë se një gjeneratë pas rrëzimit të bustit, instrumentet e diktaturës mbeten rë pacënuara, e kam fjalën për procesin e lustracionit. Dosjet famëkeqe vijojnë të luajnë rol në kontrollin politik të shoqërisë. PD ka dërguar prej kohësh në Kuvend një propozim që synon lustracioni pra hapjen e plotë të dosjeve.

Hapja e dosjeve, një premtim i pambajtur 33 vjeçar i PD dhe sot është dita t’i kërkojmë ndjesë shqiptarëve, e në veçanti të përndjekurve politikë në këtë dështim, pa asnjë ekzagjerim epokal. Në veçanti, në periudhën që po përjetojmë të ringjalljes së rivaliteteve të vjetra gjeostrategjike, të ringjalljes së aspiratave sunduese të Rusisë Putiniste dhe aleatëve të vet të fshehur në Ballkanin Perëndimor, me zi fshihen tani kanë filluar të dalin dhe hapur, siç është Serbia e Vuçiçit, është jetike që institucionet përkeatëse, autoritetet në bashkëpunim me institucionet shqiptare të ligjzbatimit dhe të zbulimit të ekspozojnë agjenturën e KKB-së dhe UDB-së në Shqipëri. Ekspozimi I agjenturës jugosllave dhe sovjetike në Shqipëri, nuk është hap që thjesht duhet të ndërmerret në funksion të transparencës, por dhe në funksion të një qëllimi shumë më të madh që është siguria kombëtare.

Natyrisht kjo është një thirrje që I drejtohet institucioneve, por PD do të hedh dhe hapin konkret të institucionalizimit të kërkesës që këto dy rrjete të agjenturës dhe rezidenturës të dy shërbimeve ndë më armiqësoret ndaj interesave kombëtare dhe sigurisë kombëtare të Shqipërisë të mos gëzojnë më mbrojtjen e pakuptimtë që I jepet duke I mbajtur të fshehta emrat, të dhënat e këyre dy organizatave të cilat nuk kanë pasur asnjëherë një qëllim tjetër përveç sabotimit, minimit të interesave kombëtare, shqiptare”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: