Ushtria izraelite (IDF) raportoi vrasjen e dy palestinezëve që hapën zjarr në postin ushtarak të Salem në Këshillin Rajonal të Menashe, në Bregun Perëndimor.

Sipas deklaratave të ushtrisë, të raportuara nga mediat izraelite, dy palestinezët mbërritën në vendngjarje me një makinë dhe hapën zjarr.

Mësohet se dy pushkë gjysmë automatike M-16 u gjetën më vonë në makinë nga forcat e rendit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb