Romalu Lukakut i mjaftoi vetëm një sezon për të fituar Inter dhe për ti dhënë të drejtë trajnerit Conte i cili e kërkoi me insistim. Sulmuesi belg u shndërrua shumë shpejt në protagonistin kryesor të klubit ziklatër dhe kështu pritet të jetë edhe në sezonin e ri ku sigurisht dëshira e tij është të fitoj diçka të rëndësishme me Inter pasi dështoi ta bënte në finalen e Europa League. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport, Lukaku është ndalur pikërisht tek ajo sfidë dhe tek marrëdhënia e tij me trajnerin Conte:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Nuk kam folur për katër ditë më radhë pas asaj humbje, ishte një moment shumë i vështirë në aspektin personal. Më pas pastaj arrita të gjej një arsye për tu ngritur: mund të humbasësh por vetëm për të mësuar se si fitohet”. Lukaku u ndal më pas tek faktori Conte: “Për mua Conte është si një baba, të dy kuptohemi në perfeksion. Të luaja për ishte një ëndërr por duhet të përmirësohemi, Conte është njeriu i duhur për ta bërë diçka të tillë. Çfarë duhet për të fituar? Vitin e shkuar kemi bërë mirë por për të fituar duhet të kemi më shumë cilësi dhe eksperiencë. Për këtë arsye erdhi edhe Vidal, për ne është shumë e rëndësishme”, u shpreh Lukaku duke theksuar ndër të tjera se këtë sezon pret shumë nga Barella.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: