4 mln euro shqiptarët për Kanye West, Kapri nxjerr videon që tregon gënjeshtrën e ministres së Ramës, ajo e fshin menjëherë
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka denoncuar me video deklaratën e rremë të ministres Erjona Ismaili e cila tha se nuk do të paguhej asnjë lek nga buxheti i shtetit për koncertin e Kanye West.
“Këta edhe të gënjejnë nuk dinë më. Janë bërë gazi i botës”- shkruan Kapri.
Deklarata e ministres binte ndesh me lajmin e dhënë paradite nga kryeministri Edi Rama i cili tha se shteti ka paguar 4 milionë euro për koncertin.
Ministrja Ismaili e fshiu menjëherë videon nga rrjetet sociale por deklarata e saj u përhap në rrjete para se ajo ta hiqte videon.
Postimi i Erald Kaprit:
Kush gënjen më mirë? Rama apo ministrja e tij?
Dëgjojeni pak.
Ministrja thotë 0 lekë për koncertin e Kanye West.
Ta dëgjojmë pak Ramën tani?
4 milionë euro?!
Këta edhe të gënjejnë nuk dinë më.
Janë bërë gazi i botës.
