TIRANE- Një 41-vjeçar ka kallëzuar në polici një klinikë dentare, pasi dy muaj më parë pasi kishte marrë disa shërbime pretendon se i kanë dëmtuar dhëmbët.

Denoncimi i shtetasit me inicialet D.D., është bërë ditën e djeshme. Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë se qytetari pretendon se klinika i ka dëmtuar dhëmbët e shëndetshëm nga ndërhyrjet e tepërta.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 23.05.2018, shtetasi D.D, vjeç 41, banues në Tiranë, kallëzon se para 2 muajsh, nje klinikë dentare, i ka dëmtuar dhëmbët e shëndetshme, duke i bërë ndërhyrje të tepërta. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për vlerësim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb