Me një karriere 45 vjecare në onkologjikun e QSUT-së, mjeku i njohur Agim Karaj, tha në intervistën për “BalkanWeb” me gazetarin Erjon Skëndaj, se u ‘përcoll’ nga ky spital me një fletë pensioni.

“Një drejtoreshë më dha fletën e pensionit, në korridor. Ma dha me ankth të madh. Pa një mbledhje kolektivi. Kërkova të rri për t’i ndihmuar, se aty ka kirurg të rinj”- tha Karaj, ndërsa theksoi se në shërbimin onkologjik për kancerin e gjirit janë vetëm 3 mjekë. “Iu kërkua mininistrit të asaj kohe Ilir Beqja, për të qëndruar, por nuk ktheu asnjë përgjigje.” -tha më tej, doktor Karaj.

“Kam qenë i pari aty me të gjitha, dhe me ndërhyrje nga më të vështirat. Mund të isha i nevojshëm edhe si organizues pune, iu thash edhe pa pagë. Për ndonjë konsultë, që mos operohen njerëzit kot. Kam kryer operacione të reja, që kam marrë edhe çmime.” – tha Karaj, ndërsa theksoi se në Botë, mjekët me një eksperincë të gjatë mbi supe, mbahen si asete.

Ashtu si profesor Karaj, në pension nga shteti janë nxjerrë edhe mjekë të tjerë të njohur si Mustafa Xhani, Lul Kraja, Eni Foto dhe prof. Kacani, për të cilët kirurgu Karaj u shpreh:
“Mbaji për një mendim, për konsulta, se mund të fusin të rinjtë, por mjekët e ‘vjetër’ t’i rrinë në kokë. T’i kontrollojnë’ – tha ndër te tjera profesor Karaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb