Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë sot në ditën e saj të 62 ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, si edhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura.
Ashtu si në ditët e mëparshme, qytetarët kanë nisur grumbullimin në Sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.
Në përfundim të marshimit do të mbahen fjalime nga organizatorët e protestës, si edhe nga qytetarë që do të marrin fjalën për të shprehur qëndrimet dhe kërkesat e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb