Deputetja e Fierit Eralda Tase, ka reaguar për ndarjen nga jeta të 67-vjeçares Liljana Sema e cila humbi jetën nga i ftohti.

Deputetja i bën thirrje autoriteteve që të vendosin përpara drejtësisë neglizhentët që çuan drejt vdekjes një njeri për shkak të të ftohtit.

Reagimi i plotë:

Liljana Sema 67 vjeç, nga fshati Ferras të Qarkut Fier, humb jetën nga i ftohti.

Trupi i pajetë i 67 vjeçares u gjet në kasollen e saj të pandriçuar, të pangrohur dhe pa rezerva ushqimore. Ajo që më shkon ndërmend është që tashmë është bërë metodologji kjo mbyllja e institucioneve apo e njerëzve në shtëpi.

Kështu na mbyllën për pandemi, kështu mbyllën shkollat nga i ftohti i “acartë” -7 gradë.  Qeveria jonë antinjerëzore në vend të marrjes së masave ndaj ngjarjeve të tilla, vendos të mbyllë përherë diçka. Po pyetja ime qëndron këtu:

Po ata që nuk kanë ku mbyllen si e ndjera Liljana?! Asnjë masë për njerëzit në nevojë. 0!

Vetëm Ministren e Arsimit pamë të dilte. Na tha që do bëjë acar dhe që kishte vendosur të mbyllte shkollat. Kaq bëri qeveria jonë për qytetarët e saj.

E ndjera Liljanë sot do të ishte gjallë nëse dikujt që rri në zyrë do t’i kishte shkuar ndërmend që atje jashtë ka njerëz si Liljana që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë. Janë këta njerëz që Rama i burgosi në fillim kur erdhi në pushtet për të vendosur rendin e tij të hekurt ndaj kriminelëve fatkeq që kanë vetëm shpirtin e tyre dhe asgjë tjetër. I bëj thirrje autoriteteve që të vendosin përpara drejtësisë neglizhentët që çuan drejt vdekjes një njeri për shkak të të ftohtit. Paralajmëroj se kjo ngjarje nuk do të kalojë me një reagim në media sociale nëse nuk shoh drejtësi!  Ngushëllime familjarëve të të ndjerës! Shpirti i Liljanës u prehtë në paqe!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: