7 ditë janë një kohë e gjatë në politikë. Shtatë muajt e fundit kanë qenë kataklizmike. Kur kjo foto u bë më 25 prill, 5 liderët botërorë pozuan për kamerat teksa u takuan për diskutuar çështjet ndërkombëtare, dhe dukeshin të sigurtë në vetvete për pushtetin e tyre në botë.

Por që atëherë, një revoltë dramatike populiste shkatërroi rendin e vjetër që u bë shkak i një mbledhjeje në Hanover të Gjermanisë për bisedime.

David Cameron ishte i pari që ra, duke hequr dorë si kryeministër në qershor, ditën pasi ai u ‘shpartallua’ nga elektorati në zgjedhjet e Brexit.

Barack Obama do të lërë Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm, por në vend të shpresave të tij që të pasohej nga Hillary Clinton, vendin do t’ia zërë ai që konsiderohej si i papërgatitur për presidencën amerikane, Donald Trump.

Edhe Francois Hollande javën e kaluar u bë i pari president francez i cili deklaroi se nuk do të kërkojë një mandat të dytë.  Socialisti 62-vjeçar, deri tani kreu francez më i papëlqyer që prej Luftës së Dytë Botërore, bëri njoftimin e tij të papritur, pas një sondazhi që parashikoi se do të fitojë vetëm 7% të votave, nëse ai qëndron në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të muajit maj.

Kryeministri italian Matteo Renzi dha dorëheqjen ditën e djeshme pas humbjen dërrmuese në referendumin për reformën kushtetuese. Votat kundër tij u ushqyen edhe nga trajtimi që i bëri krizës së emigrantëve dhe situatës së vështirë ekonomike në vend.

Vetëm një ka ngelur në këmbë, dhe ajo është grua. Kancelarja Angela Merkel po ashtu po përballet me një sfidë të vështirë për të mbajtur postin e saj në zgjedhjet e ardhshme.  Një opozitë populiste kundër saj është në rritje për shkak të kundërshtimit të politikës së saj për hapjen e dyerve për emigrantët.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: