Shtatë persona kanë vdekur pas një stuhie të fuqishme që ka goditur një pjesë të vendeve të Evropës.

Franca, Portugalia dhe Spanja janë goditur nga stuhia Elsa, e cila ka përmbytur lumenj, ka rrëzuar linjat e energjisë dhe ka ndërprerë lidhjet e transportit, përfshirë udhëtimin hekurudhor dhe ajror.

Pesë nga vdekjet janë shënuar në Spanjë dhe dy në Portugali.

Zyrtarët në kryeqytetin spanjoll thanë se një grua 32-vjeçare nga Koreja e Jugut vdiq pasi u godit në kokë nga mbeturinat që kishin rënë nga një ndërtesë në qendër të qytetit.

Të premten në rajonin jug-perëndimor të Andaluzisë, një holandez 68-vjeçar humbi jetën pasi lëvizte në rrugë gjatë stuhisë së erës.

Shirat e mëdha shkaktuan përmbytje dhe në zona të tjera të vendit.

Edhe pse qendra e stuhisë është drejtuar drejt veriut, i gjithë bregdeti veriperëndimor i rajonit Galicia dhe Asturias fqinjë mbetet në alarm të kuq.

Në ishullin Francez, të gjitha aeroportet do të qëndrojnë të mbyllura dhe shërbimet e trageteve për në kontinent janë pezulluar .

Nuk janë raportuar viktima ose plagosje, por shtëpitë, makinat dhe garazhet janë dëmtuar rëndë.

 

A.Ago, BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb