TIRANE – Çdo ushqim mund të jetë një ilaç më vete kur dimë si dhe pse t’i përdorim. Ushqimet e mëposhtme janë plot me vlera ushqyese dhe i bëjnë mirë organizmit në mënyra të ndryshme, por kanë të gjithë diçka të përbashkët: kur përdoren në formën e tyre natyrale, pra, të papërpunuar, mund të luftojnë shumë mirë të ftohtin dhe gripin.

Açai
Açai e papërpunuar është një kokrër e purpurt që rritet në Amazon Rainforest dhe ka qenë burimi kryesor i vitaminave dhe ushqyesve për vendasit për shekuj me radhë. Fruti ka një shije të përzier midis manave dhe çokollatës dhe është i mbushur me antioksidantë polifenol, aminoacide dhe acide yndyrore esenciale.

Domatet e papërpunuara
Domatet e papërpunuara përmbajnë antioksidantin e rrallë dhe të fortë likopen, i cili është një lëndë ushqyese thelbësore për sistemin limfatik të trupit. Domatet janë gjithashtu një burim i madh i vitaminës C, e cila nxit sistemin imunitar të trupit.

Qitroja
Fruta të tillë si agrumet e papërpunuara, ku mund të përmendim: grejpfruti, portokalli, limoni dhe limoni jeshil kanë përqendrime të larta të vitaminës C dhe flavonoideve, të cilat forcojnë qelizat e bardha të gjakut dhe sistemin imunitar.

Hudhra e papërpunuar
Hudhër e papërpunuar është një barishte që bën çudira nga ana mjekësore, pasi ka veti antibakteriale, antivirale dhe antifungale. Hudhra përmban edhe përbërësin aktiv allin, i cili pengon radikalet e lira që të përhapen në të gjithë trupin.

Papaja
Papaja e papërpunuar përmban 313 për qind të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C dhe 67 për qind të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K, e cila është e nevojshme për qarkullimin e shëndetshëm të gjakut dhe për vitalitetin e organeve të trupit.

Xhenxhefili
Xhenxhefili i papërpunuar ka veti qetësuese përsa i përket fryrjes së stomakut apo gazrave. Kështu, xhenxhefili pastron traktin intestinal dhe e bën atë më të fuqishëm. Xhenxhefili është gjithashtu një barishte që ngroh, që do të thotë se përmirëson qarkullimin e gjakut, ul inflamacionin dhe qetëson sistemin e frymëmarrjes.

Avokadoja
Avokadoja e papërpunuar është një frut i pasur me kalium dhe burimi më i mirë i njohur i vitaminës E, një vitaminë esenciale që mbron kundër shumë sëmundjeve dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm. Avokadot gjithashtu kanë përqendrime të larta të glutathione, një antioksidant i rëndësishëm që përmirëson aftësinë e trupit për të absorbuar ushqyesit. (shije)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: