Është mbledhur sot Komisioni për Çështjet Ligjore, ku po shqyrtohen dy nismat për Kodin Zgjedhor.

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri në fjalën e mbajtur përpara parlamentit ka sqaruar edhe procesin e hapjes së listave, ashtu siç e ka propozuar maxhoranca.

“Hapja e listave do të thotë mundësia që u jepet zgjedhësit me votë para-pëlqyese për të zgjedhur.  Kjo është e garantuar me ligjin zgjedhor. Asnjë nuk e kundërshton që çdo qytetar ka mundësi ti vërë kryqin çdo individi aty. E dyta, Hapja e listave pse bëhet me këtë mekanizëm që ne propozuam, vlerën mesatare të mandatit për çdo forcë zgjedhore në bazë të mandateve që ka përfituar?

Së pari ka një sërë shtetesh, edhe zonja Hajdari në iniciativën e saj përmendi modeli danez, i cili përdor drop kuota, që do të thotë  formula që ne kemi, plus një. Dmth numri total i  mandateve plus një, pjesëtohet me numrin total të votave. Ka shumë shtete që ndryshimin e listës e lidhin me pragje. Pra dhe herësi në këtë rast shërben si një lloj pragu. Kërkon të kesh një minimum votash për të ndryshuar një listë partie.

E para partitë politike konkurrojnë me ekip. Unë si PS dal me liste njerëzish dhe zgjedhësi kur shef ekipin thotë, mua më pëlqen edhe Ulsiu edhe Vasilika, mund të mos pëlqejë Damianin por mund të pëlqejë një të tretë. Pse unë duhet t’i vë kryqin një njeriu  dhe t’i heq shanset një njeriu tjetër?

Pra ai vihet para një vështirësie dhe kjo ka dalë nga eksperienca.

Pyetja e dytë që shtrohet; Nëse ne e leme sistemin pa kriter dhe prag a mundet të sigurojmë përfaqësim të denjë për Shqipërinë?

Zgjedhësit në ato vende që e kanë këtë model, preferon në 70% të rasteve të votojnë për partine dhe jo për emra. Pra i pëlqen ekipi. 70% të votave shkojnë për ekipin, nuk votojnë për emra ata.

Marr rastin e Vlorës. PS ka 66 mijë vota. Shkon zgjedhësi  aty, i pëlqen Rama edhe Damiani edhe X dhe Y. 60 mijë vota shkojnë vetëm për PS. 6-7 mijë vota ndahen me emra. E ca do më thoni që do zgjidhet dikush me  300 vota vetëm se ka marrë 300 vota te blloku tjetër.

Ne kemi zgjedhor modele perëndimore, që sigurojnë edhe rirenditjen, kjo do të thotë që ai që kalon peshën e një mandati, ka mundësi të përmbysë dhe zëvendëson personin që ka më pak vota”- tha Gjiknuri.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb