Prej ditës së sotme, të gjitha autoritetet publike të Republikës së Shqipërisë, duhet të përdorin shkresat zyrtare me logon e 80-vjetorit të Çlirimit. Modelet e reja të shkresave zyrtare janë miratuar me vendim të Këshillit të Lartë të Arkivave (KLA) dhe përveçse në Fletoren Zyrtare, mund të gjenden edhe në faqen arkiva.gov.al.

80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë është miratuar si vit jubilar mbarëkombëtar nga Këshilli i Ministrave. Logoja e 80-vjetorit të Çlirimit është miratuar nga Komisioni Shtetëror i 80-vjetorit, pas një konkursi të hapur të zhvilluar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vit shërben për të përkujtuar një përvjetor të rëndësishëm të përfundimit të betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazist dhe fashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar për të mbrojtur atdheun kur ai është në rrezik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Institucionet shtetërore janë të detyruara ta përçojnë këtë mesazh, përmes logos së miratuar, në çdo shkresë zyrtare, deri në fund të vitit 2024. Kujtojmë, se mospërdorimi i modeleve të njësuara të shkresave zyrtare nga cilido autoritet publik, shoqërohet nga ndëshkime administrative të përcaktuara në “Ligjin për Arkivat”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb