Robert Levandovski nuk kërkon të marrë përsipër dështimin e Bajernit në Champions dhe mbi të gjitha kritikat që kanë vërshuar sipër tij nga të gjitha anët. Polaku i sulmit të bavarezëve sqaron situatën dhe vë në dukje një fakt që të tjerët e harrojnë: nëse dështon në një sezon, nuk do të thotë se ke dështuar edhe te të tjerët. “Nuk shënoj në ndeshjet e rëndësishme?
Të gjitha kritikat për mua vijnë nga sezoni i kaluar. Vjet nuk shënova në çerekfinale dhe gjysmëfinale të Champions League për shkak të demtimit, kam luajtur me dhimbje për gati 8 muaj. Po të shikosh në 5 sezonet paraardhës, kam shënuar të paktën një gol në çdo çerekfinale dhe gjysmëfinale të Championsit. Problemi i njerëzve është se ndonjëherë shohin çfarë ka ndodhur dje dhe jo çfarë ka ndodhur për një periudhë të gjatë kohe.”
(BalkanWeb)
