GREQI
Një kufome ende e paidentifikuar u zbulua të shtunën pasdite në plazhin Afandou në Rodos, duke shkaktuar keshtu një alarm për autoritetet lokale. Siç raporton rodiaki.gr, kufoma ishte pothuajse e dekompozuar dhe u zbulua nga një kalimtar i rastit i cili informoi Autoritetin e Portit dhe Policinë.
Megjithatë, sipas policisë nuk ka pasur zhdukje në këtë zonë.
Disa persona mendojnë se i vdekuri mund te jetë ndonjë emigrant, por kjo ende nuk është konfirmuar në rrugë zyrtare. Hetimet për të zbardhur rastin po kryehen nga Autoriteti Qendror Portual i Rodosit.