Situata në Bregun e Lumit është tensionuar. Partia Demokratike raporton se policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar e dërguar në komisariat banorët e Bregut të Lumit që kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, për t’i lënë vendin zgjerimit të Bulevardit të Ri në Tiranë.
Po ashtu siç shihet edhe në fotot e shpërndara nga PD, forcat e policisë që ndodhen në zonë nuk kanë lejuar ish-deputetët e PD-së, Aldo Bumçi dhe Klevis Balliu t’i afrohen zonës ku pritet të prishen banesat.
Po sipas PD, policia ka rrethuar të gjithë zonën te Bregu i Lumit dhe nuk lejon as median të afrohet. Sakaq përfaqësuesit e opozitës janë nisur te Komisariati nr.4 ku janë shoqëruar edhe gra e fëmijë.
(m.a/BalkanWeb)
