VJENE- Ministri i Minierave dhe Energjisë të Serbisë, Aleksandër Antiç ka thyer krahun gjatë ndeshjes “BE” dhe “E ardhmja e BE-­së”.

Siç duket edhe në foto, ai po e fut krahun në allçi. Dëmtimi i ka ardhur dje kur ishte portier dhe u sforcua duke pritur topat.

Ekipi “E ardhmja e BE”­së përbëhej nga Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi; Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruveski; Ministri i Jashtëm boshnjak Igor Qërnadak; homologu i tij malazez, Igor Llukshiç dhe i përforcuar nga përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme të Austrisë.

(b.e/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb