POGRADEC
Një automjet është djegur plotësisht gjatë natës në fshatin Starovë të Pogradecit, ndërsa e kanë pësuar edhe tre mjete të tjera që ndodheshin pranë.
Policia e Pogradecit, bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ku është djegur plotësisht një mjet tip “Benz” pronë e shtetases V.S.
Për shkak se kanë qenë afër, janë djegur pjesërisht 3 mjete të tjera, të cilat kanë qenë të parkuara brenda një karburanti.
Nuk dihet nëse zjarri ka qenë për shkak të një defekti apo i qëllimshëm. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.
(BalkanWeb)