Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të zonës së Gurit të Kuq.

Sipas informacioneve nga policia, mësohet në aksident ëahtë përfshirë vetëm një mjet tip “Ford” i cili ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin mbrojtës të një ndërtese.

Nga goditja e fortë makina është zhvendosur edhe në një shtyllë ndriçimi në anë të rrugës, por fatmirësisht nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Policia ndërkohë është duke punuar për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: