KORCE
Më shumë se 400 familje në fshatin Orman vuajnë prej një jete mungesën e ujit të pijshëm.Një situatë tejet alarmante ka vënë përballë rreziqeve dhe infeksioneve këta banorë të cilët njohin si të vetmen zgjidhje filtrat e ujit të cilat nuk sigurojnë përqindje të larte për elementin jetik siç është uji.
Banorët e fshatit të cilët bashkëjetojnë me ujërat e zeza furnizohen vetëm 2 orë në ditë me ujë të pushtuar nga torfa dhe papastërtitë gjë që ka vënë në rrezik edhe shëndetin e tyre.
Banorëve u duhet të udhetojnë rreth 2 orë në këmbë për të siguruar ujin e pijshëm, përballja e çdo dite me të njejtën situatë u ka vështirësuar jetën banorëve të cilët kërkojnë një zgjidhje për t’i dhënë fund kalvarit të vuajtjeve prej një jete.
Nga ana tjetër kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu e pranon këtë situatë duke gjetur një zgjidhje paraprake nga linja e Pojanit ndërkohë që zgjidhja përfundimtare do të jetë një ujësjellës rajonal për të furnizuar të gjithë banorët e njesisë administrative Pojan.
(BalkanWeb)