TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka miratuar kabinetin e përkohshëm qeveritar para zgjedhjeve që do të mbahen më 1 nëntor. Kryeministri turk, Ahmet Davoutoglu i paraqiti presidentit Erdogan përbërjen e qeverisë së tranzicionit që do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e parakohshme.

Kushtetuta turke parashikon se të gjitha partitë e përfaqësuara në Parlament duhet të kenë poste në këtë qeveri të tranzicionit. Por socialdemokratët (forca e dytë në parlament) dhe nacionalistët (forca e tretë) kanë refuzuar të marrin pjesë, ndërkohë që partia për Demokraci të Popujve (pro kurdë) ka pranuar t’i bashkohet qeverisë së përkohshme.

Kjo do të jetë hera e parë në historinë e Turqisë ku të zgjedhur të një partie pro kurde do të bëjnë pjesë në një qeveri dhe që Demokracia e Popujve do të bëhet partneri kryesor i AKP-së në një kabinet të ri qeveritar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: