Ndryshimi drastik në lukun e këngëtares Xhesika Polo ka rënë në sy të moderatores Fjoralba Ponari dhe dy opinionistëve Sonila Meço dhe Enkel Demi.

Teksa e kanë komplimentuar për ndryshimin në pamje, Sonila i ka thënë Xhesikës se tani është gati edhe për ndryshime të tjera në jetë.

“Xhesika, thonë që kur një grua ndryshon flokët, është gati edhe për ndryshime të tjera”, tha Sonila.

Por këtij komplimenti, Xhesika i është përgjigjur me një deklaratë të habitshme: “Tani jam gati për dashuri”.

Kjo deklaratë ka shkaktuar të qeshura dhe shumë humor mes fermerëve, por edhe në studio.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: