Napoli ishte ekipi i fundit italian që mbante lart flamurin “azzurr” por as ekipi i Ancelottit nuk arriti të vë në jetë përmbysjen e madhe duke kompletuar dështimin e ekipeve italiane. Europa vijon të jetë një tabu për italianët, një tregues i qartë i diferencës së madhe që ka Serie A me kampionatet e tjerë. Pas Juves ishte radha e Napolit për të larë duart me Europën, një eliminim që është në vazhdën e rezultateve negative.
As një strateg si Ancelotti nuk po arrin të dërgojë Napolin në një tjetër nivel, përkundrazi, krahasuar me Sarri, Ancelotti ka bërë dhe më keq. Ekipit të Hysajt, i cili nuk luajti asnjë minutë në sfidën kundër Arsenal, nuk i mbetet gjë tjetër vetëm vendi i dytë në Serie A, por ky nuk është as trofe e as objektiv, një zhgënjim i cili ka bërë që stadiumi “San Paolo të shpërthejë në vërshëllima. Titulli i fundit i Napolit daton me 2014, vit ku arritën të fitonin Superkupën e Italisë.
Dështimi i Napolit pritet të jetë dhe më i madh pasi pa europën bilancet e klubit sa vinë e rëndohen, duke e detyruar presidentin De Laurentis të shes sërish, e bëri diçka të tillë këtë sezon duke larguar dy titullarë si Hamshik e Jorginho, pritet ta bëjë sërish duke e ndërlikuar jo pak të ardhmen e klubit.
Duke u rikthyer tek sfida kundër Arsenal, “topçinjtë” fituan dhe sfidën e kthimit me rezultatin minimal 1-0, ky gjithçka u vendos nga një perle e Lacazette në minutën e 36-të.
(BalkanWeb)