Reali doli i pamposhtur nga transferta gjermane, por kaq nuk mjafton për Carlo Ancelotti-n. Tekniku italian u shfaq i mërzitur në konferencë për shtyp, pas asaj që dhanë djemtë e tij:

“Ky barazim është një rezultat i mirë, por kualifikimi mbetet i hapur. Kaluam disa momente të shëmtuara në fillim të ndeshjes. U treguam shumë pasiv në mbrojtje, kishim pak intensitet dhe fituam pak duele. Vuajtëm më shumë në pjesën e parë edhe pse të dy golat i pësuar në pjesën e dytë. Bayern tregoi në këtë ndeshjen nivelin e tyre më të mirë, ne jo.

Toni Kroos? Është e kot të harxhosh fjalë për të, ai është një lojtar i madh. Ai bën gjithçka mirë, assistin për Vinicius shumë pak veta mund ta shohin”, u shpreh Ancelotti, duke bërë në fund edhe një koment në lidhje me paraqitjen jo pozitive të Bellingham:

“Nuk zhvilloi një ndeshje në nivel të lartë. Jo vetëm ai, i gjithë ekipi nuk ishte në nivelin maksimal, por është fundi i sezonit. Gjithsesi, jemi shumë pranë arritjes së një finaleje, në Madrid do të shihni një skuadër në versionin më të mirë”, theksoi Ancelotti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb