Paris SG është zyrtarisht kampion i Francës. Skuadra pariziene ka mbyllur matematikisht garën për trofeun në këtë sezon të Ligës 1 disa orë përpara sfidës që duhet të luajë kundër Monaco. Ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel “hapi shampanjën” pas dhuratës që i bënë ndjekësit më të afërt të Lille.
Kjo e fundit barazoi pa gola në sfidën e saj në transfertën e Toulouse, duke bërë që diferenca në renditje me kryesuesit të jetë 16 pikë, kur mbeten edhe pesë javë deri në fund të kampionatit. Ky është titulli i dytë radhazi për Paris SG dhe i teti në historinë e klubit.
(balkanweb)