TIRANË-Kreshnik Collaku, ish-student i Dhjetorit të viteve ’90, sot shef i politikës së jashtme në PD, ka përkujtuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë duke u shprehur se dhjetoristët kanë festuar të përçarë. Sipas Çollakut, Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit të asaj kohe nuk kishin ëndërruar kurrë më shumë se kaq.
“Dhjetoristët që kremtojnë të ndarë e përcarë Ditën e Tyre…!?!? Në atë dhjetor të ‘90 ne studentet ishim bashkë me një mision dhe një betejë. Cdo gjë ishim të përgatitur të përballonim dhe të rrezikonim jetët për misionin që i vumë vetes, misionin për t’u cliruar vetëm nga robërimi komunist.
Të vetmen gjë që nuk do kishim imagjinuar ishte kjo cka sot ndodh, gara dhe lufta për ti treguar njëri-tjetrit kush është më antikomunist duke u bërë një dhurate të pamerituar komunistëve dhe trashëgimtarëve të tyre.
(Ramiz Alia dhe sigurimi shtetit në ‘90 s’do kishin ëndërruar me shumë se kaq !!)”.
(d.b/BalkanWeb)
