FILIPINE
Është rritur në të paktën 16 të vrarë bilanci i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditit veriun e Filipineve. Sipas autoriteteve janë plagosur edhe 81 persona ndërsa 14 persona tjerë janë të humbur.
Tërmeti i parë ndodhi të hënën në ishullin Luzon me magnitudë 6.1 shkallë, ndërsa tërmeti i dytë me magnitudë 6.3 shkallë ndodhi në ishullin Samari. Pos këtyre raportohet edhe për dëme të mëdha materiale.