Një gomone me 1.5 ton drogë është kapur në Itali. Gomonia ishte mbushur me kanabis. Policia italiane arrestoi dy shqiptarë. Ata dyshohet se janë transportuesit e lëndës narkotike.
Droga ishte vendosur ë një gomone 10 metra të gjatë dhe ishte ndarë në 17 koli. Gomonia me dy motorë u sekuestrua në brigjet italiane. Në rast se lënda narkotike do të shitej në treg, prej saj do të fitoheshin 15 milionë euro.
Në bordin e saj e në ujë janë gjetur 71 pako me marijuanë me peshë 1531 kg. Dy skafistët shqiptarë janë arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Skafistët shqiptarë, kur kanë kuptuar se po ndiqen nga karabinieria, kanë hedhur ngarkesën me drogë në det. Ndaj dy skafistëve me origjinë nga Shqipëria rëndon akuza: “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”.
(d.xh/ Balkanweb)