TIRANE

Ministri i Punëve të Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj komenton takimin e kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel, të zhvilluar sot në Berlin. Përmes një postimi në “Facebook”, Cakaj shprehet se në këtë takim Merkel konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë, për çeljen e negociatave.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania.

Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimorë ??????! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë “-shkruan Cakaj në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: