Kryeministri Edi Rama duke folur për turizmin, tha se qëllimi nuk është që të rrisim numrin e turistëve, por cilësinë e këtij turizmi.

Ai tha se duhet të ekuilibrohen kategoritë e turistëve dhe të arrijmë të formulojmë një ofertë ka jo që ka rëndësi është cilësia e numrave.

“Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për të mos lënë këtë prurje në rrjedhje të lirë, sepse nuk na duhet një Shqipëri destinacion i turizmit masiv, jo thjeshtë të rrisim numrin e vizitorëve të huaj, na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha kategoritë e turistëve dhe që arrin të formulojë një ofertë ku nuk janë numrat në pamje të parë ata që kanë rendësi, por ku është cilësia e numrave. Pra në varësi nga kapaciteti i konsumit përcaktohet edhe sa interes ke dhe me çfarë pasojash ka”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: